Home KRYESORE Mesazhi i mje...

Mesazhi i mjekut të njohur Ilir Alimehmeti: Votoni masivisht sot në Primare nëse doni një Tiranë tuajën!

38
0

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje sot që të gjithë të shkojnë dhe votojnë në Primare.

Në fakt të gjitha sondazhet online dhe të besueshme e nxjerrin mjekun Alimehmeti fitues në Primaret e Tiranës, ndonëse flitet se një parti aleate e PD po luan të fitojë dikush tjetër.

Ja se çfarë shkruan Ilir Alimehmeti sot:

“Sot, qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën.

Për herë të parë u kthehet sovraniteti i votës te qytetarët.

Largohet ky sovranitet nga forumet dhe kryetari i partisë.

Sot keni të drejtën të votoni ju për familjet tuaja, për komunitetin tuaj.

Ju ftoj të vini të votoni masivisht për një garë që ndodh për herë të parë në Ballkan”.

Ky është mesazhi njerëzor dhe qytetar i një njeriu të kulturuar dhe pa servilizëm politik.

Publiku, edhe ata që nuk votojnë në Primare, përkrahin mjekun duke e quajtur një fat për PD dhe opozitës që ai të përfaqësojë popullin opozitar dhe pjesën gri të votuesve tiranas në përballje me Erion Veliaj.

Në foto: Ilir Alimehmeti sot në qendrën e votimit

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit