Home KRYESORE Mevlan Shanaj...

Mevlan Shanaj: Shërim të shpejtë artisti Genc Fuga!

87
0

Nga Mevlan Shanaj 

Genc Fuga! Në vitin e largët, afërsisht 1988 vajza më solli në shtëpi shokun e klasës në shkollën” Partizani” Gencin! Kishte dëshirë të futej në shkollën e Artit! Me sa duket do kem nxitur pasionin e tij!

Ja kjo mu kujtua mbrëmë , kur lexova apelin e Enit të tronditur! Siç mu kujtua që kur ka konkuruar Eni, më thonë që kishte një familje punëtore (në mos gaboj i ati shofer) dhe përkrahja ime ishte e shtuar për një vajzë prej një familje punëtore që kërkonte rrugën e artit!

Nuk ngurova për Gencin pa verifikuar gjë, telefonova dy nga njerëzit që kishin lidhje pune me Enin dhe Gencin të cilët kishin edhe mundësi zyrtare për të ndihmuar!

Po të citoj sot emrat e tyre, me siguri ata nuk do dëshironin të komentoheshin sot për interesimin e tyre duke vajtur fizikisht pranë spitalit amerikan! Mbrëmë dhe sot!

Është rasti për të çmuar jo vetëm ndihmën e tyre, por për të “duartrokitur “vëmendjen e shumë miqve dhe dashamirësve për artin e Gencit “tim”! Shërim  të shpejt Artisti Genc Fuga!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit