Home Sporti Milani ngulmo...

Milani ngulmon për Armando Brojën, Maldini takon agjentin e bomberit shqiptar

113
0

Armando Broja vijon të mbetet një nga emrat më të përfolur në  merkato. Milani është një nga skuadrat që e kërkon me ngulm sulmuesin shqiptar, që aktivizohet te skuadra e Chelsea-t

Siç bëjnë të ditur mediet italiane, mbrëmjen e së martës ka pasur një takim pikërisht për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë. Massara dhe Maldini kanë takuar Cheikh Fall, një ndërmjetës i afërt me Armando Broja.

Te Chelsea gjithashtu janë të bindur se Broja mund të bëjë akoma dhe më tepër në të ardhmen dhe deri më tani kanë refuzuar çdo ofertë që ka ardhur për kartonin e lojtarit, ndaj te Milani do të duhet të përgatisin një ofertë joshëse, në mënyrë që të marrin 21-vjeçarin.

Krahas Brojës, gjasat janë që të ketë edhe një tjetër lëvizje në aksin Milano-Londër. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, që mbetet një dëshirë e hershme e kuqezinjve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit