Home Bota Ministrat e J...

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, video-konferencë rreth Afganistanit

6
0

Marrja me forcë e kontrollit të Afganistanit nga talebanët dhe ikja në masë e afganëve, ka bërë që ministrat e Jashtëm të NATO-s, të bëhen bashkë përmes një video-konference. Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, shkroi në Twitter se ai thirri një takim të jashtëzakonshëm të kryediplomatëve për të “vazhduar koordinimin tonë të ngushtë dhe për të diskutuar qasjen tonë të përbashkët rreth Afganistanit”.

“Ne kurrë nuk kemi synuar të qëndrojmë në Afganistan përgjithmonë“, shpjegoi Stoltenberg dje në një konferencë për media pas takimit të ambasadorëve të NATO-s, duke shtuar se qëllimi kryesor i NATO-s ishte të siguronte që vendi nuk do të bëhej përsëri një strehë e sigurt për terroristët.

Po ashtu ai tha se NATO ishte përballur me një dilemë në lidhje me përfundimin e misionit ushtarak në Afganistan, ku ata duhej të zgjidhnin midis rrezikut të marrjes nga ana e talebanëve ose luftimeve të hapura.

Lufta midis talebanëve dhe forcave afgane u intensifikua pasi trupat e huaja njoftuan se do të tërhiqen nga vendi deri më 11 shtator.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit