Home Sporti Miralem Pjani...

Miralem Pjanic refuzon të luajë në miqësoren ndaj Rusisë

87
0

Federata e Futbollit të Bosnjes ka konfirmuar së fundmi se më datë 19 nëntor do të udhëtojë drejt San Peterburgut për të zhvilluar një miqësore ndaj Rusisë.

Edhe pse Rusia është e penalizuar nga ana e UEFA-s e FIFA-s për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, Bosnja duket sikur del nga rendi ndërsa pikërisht në lidhje me këtë situatë disa lojtarë janë shprehur kundër zhvillimit të kësaj ndeshje.

Ai që ka folur hapur dhe është tërhequr nga një miqësore e tillë është kapiteni i ekipit, Miralem Pjanic. Mesfushori thekson se nuk do të jetë pjesë e kombëtares për miqësoren ndaj Rusisë ndërsa nuk heziton të kritikojë edhe Federatën.

“Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, u shpreh Pjanic.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit