Home Sporti Mirel Josa: H...

Mirel Josa: Humbja jo nga euforia, thjesht bëmë një hap mbrapa

245
0

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur pas humbjes përballë Bylisit në “Adush Muça”. Trajneri i shkodranëve është i pakënaqur me mënyrën dhe shpejtësinë që pati skuadra në Mallakastër, por premton se gjithçka do të rregullohet në sfidën e ardhshme.

“Nuk e filluam mirë lojën, jo se Bylisi bëri ndonjë gjë të madhe. Duhet të luanim me krahët dhe të ishim efikasë në lëvizje. Ne dolëm në lëvizjen e kundërshtarit, por duhet të kishte lëvizje të sulmit. Pjesa e parë u mbyll në këtë formë dhe pa raste për të shënuar.

Në të dytën e humbëm lojën kur topi shkoi në shtyllën e dytë dhe duhet ta kishim mbyllur më mirë. Ishte një krosim nga qendra. Me mënyrën si po luanim nuk i lamë hapësira Bylisit, por thjesht kur u shënua goli të ishim më të qetë. Ndryshuam vendosje dhe lojtarë, por mënyra si e kërkuam golin nuk ishte efikase. Nga e majta luajtëm mirë, ndërsa nga e djathta jo.

Duhet të ishim më të shpejtë në mesfushë në shpërndarjen e topit në krah. Kjo na bëri që lojtarët e Bylisit ta kishin më të lehtë për të thyer sulmet tona. Nga momenti që ishim në gjysmëfushën kundërshtare kishim ekuilibrin e duhur dhe Bylisi mund të na kapte në kundërsulm, por nuk ia dolëm. Kishim raste me Hoxhaj dhe Heriç, por nuk ia doli.

Bylis? Nuk mund të them që ishte diçka ndryshe edhe me trajnerin e ri. Thuajse skuadra luajti me të njëjtën vendosje si në Kupë, por thjesht ne duhet të ishim të kujdesshëm. E humbëm me një goditje standarte. Nuk është problem euforie. Thjesht bëmë një hap mbrapa dhe ta rikuperojmë”, deklaroi Josa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit