Home Sporti Mourinho kërk...

Mourinho kërkon përmbysjen ndaj Feyenoord: Dua 67 mijë tifozë në stadium!

37
0

José Mourinho kërkon përmbysjen në ndeshjen e kthimit nda Feyenoordit.  “Special one”, ndër të tjera, u bën një apel tifozëve verdhekuq.

“Jemi të qetë. Është një ndeshje që duhet ta luajmë në mënyrën e duhur. Kemi marrë rezultat negativ në ndeshjen e parë, por gjithçka është e hapur. Dhe është edhe një stadium gati për të luajtur me ne.

Dua 67 000 spektatorë dhe lojtarë në krahun tonë. Ose do ta fitojmë dhe do të vazhdojmë, ose do të shkojmë në shtëpi të lodhur dhe të trishtuar duke ditur se kemi dhënë gjithçka në fushë.

Dybala? Nuk e di, deri më tani është stërvitur me intensitet të ulët. Vetëm nesër në mëngjes do ta kuptojmë nëse ai mund të luajë, të shkojë në stol, të fillojë si titullar apo nuk do të jetë në dispozicion.

Abraham është gjithmonë mirë. Është një djalë që gjithmonë duket i lumtur, shumë pozitiv brenda grupit. E shoh gjithmonë mirë nga pikëpamja njerëzore, pastaj shënon ose jo është çështje tjetër”, deklaroi Mourinho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit