Home Ekonomi Nafta arrin ç...

Nafta arrin çmimin rekord, 234 lekë/litër. Qeveria duhet të ul ngarkesën fiskale në këtë sektor

334
0

Lufta në Ukrainë dhe shtrenjtimi i naftës në botë, ka sjellë edhe në Shqipëri rritje të madhe të çmimit të naftë dhe benzinës.

Arrin në nivele rekord çmimi i karburanteve në vend. Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës dhe benzinës ka arritur nga 230 deri në 234 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë, nafta shitej nga 192 në 194 lekë, çka do të thotë se çmimet janë rritur në nivele alarmante nga 38 deri në 42 lekë për litër.

Operatorët e tregut ia faturojnë rritjen e radhës shtrenjtimit të arit të zi në bursa. Sipas tyre, në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka prekur 118 dollarë për fuçi. Ky është edhe niveli më i lartë në 9 vitet e fundit. Bile ka tendencë të rritet edhe me shumë.

Krahas rritjes së vazhdueshme të kuotave të arit të zi në bursa, mbi çmimet e karburanteve në vendin tonë rëndon barra e lartë fiskale. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër. Ekspertët argumentojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për të ulur ngarkesën fiskale, si e vetmja mënyrë për të amortizuar deri diku rritjen e çmimit.

Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve të tjerë, duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shumë sektorë, ku më të prekurit do të jenë transporti dhe prodhimi. Në një reaksion zinxhir efektesh, kjo do të çojë në shtrenjtimin e kostos së jetesës për qytetarët.

Me këtë rritje çmimesh të sektorit të karburantëve, por edhe të energjisë elektrike, parashikohet se brenda pak muajve të shtrenjtohet jeta ekonomike e qytetarëve, sa do të flitet për mbijetesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit