Home Bota NATO nuk do t...

NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë

69
0

NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë këtë të diel se organizata ushtarake që ai drejton nuk ka asnjë plan për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, paçka paralajmërimeve për një pushtim të vendit nga Rusia.

Po ashtu Stoltenberg nënvizoi se aleanca po furnizon dhe do ndihmojë në gjithçka Ukrainën, kjo për të rritur aftësinë e saj mbrojtëse.

“Nuk kemi asnjë plan të dislokojmë trupat ushtarake të NATO-s në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë trajnuesit atje, ne i ndihmojmë nga NATO me kapacitetet tona, për të modernizuar mbrojtjen e tyre përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike. Aleatët e NATO-s po ashtu sigurojnë pajime, armë mbrojtëse, siç ka siguruar deri tani Britania e Madhe, si për shembull me armë anti-tank”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit