Home ShendetI Ndikimi i “de...

Ndikimi i “depresionit pranveror” në shëndet. Psikiatret: Kryesisht prek grupmoshat aktive 20-40 vjeç

155
0

Në stinën e pranverës përveç lulëzimit të pemëve, sipas specialistëve ndeshet edhe një fenomen tjetër siç është lulëzimi i problemeve të shëndetit mendor.

“Duke u rritur orët e dritës ne stimulojmë melatoninën dhe ky stimuli na ndikon dhe bën përplasje me seretoninën që është hormoni i humorit. Të dyja këto hormone konfliktohen me njëra-tjetrën duke na dhënë një ndjenjë trishtimi, apatie, e ndonjëherë nervozizëm. Kush nuk e ka provuar ndjesinë e ankthit, fillon e përjeton”.

Bombardimi me informacione të zymta apo ngjarje të kronikës së zezë, ndikojnë jo pak edhe në shëndetin mendor të njeriut. “Presioni që krijon informacioni, atë konfliktin psikologjik që krijohet nga lajmet e errëta patjetër që na ndikojnë”.

I ashtuquajturi “depresioni pranveror” ndeshet më shumë tek grupmosha e re dhe kryesisht te femrat. Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë konsumimin e ujit, frutave dhe zarzavateve të stinës, aktivitet fizik dhe mbi të gjitha një gjumë të mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit