Home Rajoni Ndizet flaka ...

Ndizet flaka në Malin e Zi, protestuesit kërkojnë largimin e Dritan Abazoviçit

655
0

Mbrëmjen e kësaj të marte para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë u organizua një protestë nga Forumi “Luça” dhe u mbështet nga opozita, me në krye Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç.

Disa qindra protestues u mblodhën nga qytetet mbarë Malit të Zi, duke bartur flamuj kombëtarë, të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës dhe brohoritën slogane kundër qeverisë teknike të Dritan Abazoviçit dhe partive që kanë shumicën në Parlament, në krye me Frontin Demokratik pro-rus.

Ndërtesa e Parlamentit, qeverisë dhe institucioneve të tjera kryesore janë ruajtur nga një numër i madh i zyrtarëve policorë, të cilët u pajisën me mjetet e nevojshme për të shpërndarë protestat, ndërkaq para qeverisë janë parë edhe makina të blinduara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit