Home Aktualitet Në kërkim pre...

Në kërkim prej vitesh, arrestohet Marsida Qatja

59
0

Policia ka arrestuar dy persona në Kavajë, nga dy operacione policore.

Gjatë operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A. S., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi gjatë muajve mars dhe prill, kanë kyer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan.

Ndërsa gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.

Njoftimi i policisë

Kavajë

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Kavajë, brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Operacioni policor i koduar “Repeat”/U vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, të dy përsëritës për vjedhje. Zbardhen 10 raste të vjedhjeve të ndryshme. Sekuestrohen një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi kokaine.

Operacioni policor i koduar “Plazhi”/U vu në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e dënuar me 2 vjet burgim, për përshtatje të lokaleve për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses 2 operacione policore, të koduara “Repeat” dhe “Plazhi”.

– Gjatë operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A. S., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, gjatë muajve mars dhe prill, kanë kyer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas dhe kapjen e shtetasit D. B.

– Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit