Home KRYESORE Në Kuvendin e...

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka qetësi, sërish ka përplasje fizike

16
0

Pas grushtave dhe përleshjeve të turpshme sot paradite në parlamentin e Kosovës, edhe pasdite seanca ka filluar me kacafytje.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sërish në akte dhune dhe të ushtrimit të përplasjes fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Opozita ka vendosur pranë foltores ku shkruan “Zdravo” [Përshëndetje] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti. Opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë Kusari-Lila.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit