Home Bota Në rrugët e m...

Në rrugët e masakrës, Zelensky shkon në Bucha: Ky është gjenocid (FOTO)

169
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka parë nga afër masakrën që ka ndodhur në qytetin Bucha. Presidenti u pa duke ecur i shoqëruar nga kryebashkiaku Anatoly Fedorouk, nëpër rrugët e qytetit në periferi të Kievit, për të përjetësuar skenën e një masakre civile gjatë tërheqjes së ushtarëve rusë.

Zelensky shkoi në spitalin e qytetit, ndërsa foli me popullsinë vendase, duke përdorur fjalë si “krime lufte”, “mizori” dhe duke e quajtur atë që ndodhi në qytet si ”një nga gjenocidet më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidenti përsëriti nevojën e vazhdimit të dialogut për të arritur deri në fund të konfliktit. Për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën, presidenti u përgjigj pozitivisht.

”Ukraina duhet të ketë paqe. Jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona si në nivel diplomatik dhe ushtarak”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit