Home Aktualitet Nisma “Thurje...

Nisma “Thurje” dorëzon në KQZ kërkesën për ndryshim të sistemit zgjedhor

33
0

Nisma “Thurje” do të dorëzojë sot në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu Endrit Shabani, theksoi se do të nisin mbledhjen e firmave në gjithë vendin, duke shtuar se me hir apo pahir, sistemi zgjedhor në vend do të ndryshojë.

“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë. Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike.

E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit