Home ShowBiz “Një javë më ...

“Një javë më parë lindi Ruya, sot nis Dancing With the Stars Albania”, Sara Hoxha rrëfen emocionet si producente

234
0

”Dancing With the Stars Albania” nis sonte në orën 21:00. Pak orë para spektaklit që do të transmetohet live në ekranin e Top Channel, producentja Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale emocionet dhe thotë se mezi pret që publiku të shijojë programin për të cilin është punuar për disa muaj. Pasi solli në jetë vajzën e saj, Hoxha shkruan se gjithashtu sot vjen në jetë “një program shumë i dashur për ne”. Kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, por ka qenë edhe më e vështira, shkruan producentja:

“Një javë më parë, më 30 shtator, lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më i fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjekëve, Ruya më në fund po forcohet dhe së shpejti do jemi në shtëpi. Ndonëse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira.

Ajo ka zhvendosur prioritetet e mia dhe ka marrë të gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit. Nga ana tjetër, sot vjen në jetë një program shumë i dashur për ne. I gjithë ekipi ka punuar me muaj për këtë produksion dhe mezi presim ta shihni. Do të doja të falënderoja të gjithë, por veçanërisht atë që më ka mbuluar në të gjitha aspektet e jetës sime.

Është nderi im të mësoj nga ty Ledion Liço dhe të kem emrin tim pranë tëndit sonte. Përkushtimi që ke ndaj meje dhe DWTS është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që punojnë me ty e dinë mirë për çfarë flas. Ky produksion sonte, familja jonë e bukur, është e gjitha falë teje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit