Home Aktualitet Një monument ...

Një monument i Mbretëreshës Elisabeth në Has, Morina: Mbi 80% e hasjanëve mbijetojnë falë Anglisë

213
0

Një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Britanisë së Madhe, do të vendoset në sheshin e qytetit të Hasit. Një vendim i tillë po ndërmerret në shenjë respekti ndaj mbretëreshës së vendit ku çdo familje ka më shumë se dy emigrantë në Angli.

Kryetari i bashkisë së Hasit, Liman Morina thotë se është për ti shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar, që siç theksoi është i vetmi burim mbijetese për hasjanët.

Po ashtu Morina tha se prej më shumë se 6 vjetësh Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria çka i ka detyruar shumë të rinj dhe jo vetëm të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Morina tha se aktualisht çdo familje hasjane ka 1 ose më shumë pjesëtarë të vet në këtë shtet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit