Home Sporti Një polak do ...

Një polak do të vendosë drejtësi në finalen e Champions League mes City-it dhe Interit

108
0
GDANSK, POLAND - MAY 20: Referee Szymon Marciniak looks on during the Ekstraklasa match between Lechia Gdansk and Legia Warszawa at Polsat Plus Arena on May 20, 2023 in Gdansk, Poland. (Photo by Mateusz Slodkowski/DeFodi Images via Getty Images)

UEFA ka zgjedhur gjyqtarin që do të vendosë drejtësinë në finalen e Champions League, mes Manchester Sitit dhe Interit. Bëhet fjalë pikërisht për polakun Simon Marciniak, gjyqtar ndërkombëtar nga viti 2011. Ai do të gjykojë finalen e tij të parë të Champions, pasi ishte gjyqtar i katërt si në 2008-n, teksa gjykoi edhe finalen e fundit të Botërorit, mes Argjentinës dhe Francës.

Në këtë sezon, ai ka drejtuar 8 ndeshje të kompeticionit më madhor evropian për klube, përfshi edhe gjysmëfinalen e kthimit mes Sitit dhe Realit. Ndërkohë që është hera e parë në histori që ndodh që një gjytqtar i gjysmëfinales gjykon të njëjtën skuadër edhe në finale. Ndërkohë që kishte gjykuar edhe çerekfinalen e kthimit mes Napolit e Milanit e gjithashtu edhe transfertën e Interit më 14 mars në Oporto.

Në harkun e gjashtë muajve, Marciniak kalon nga finalja Kupës së Botës, tek ndeshja kulmore e ajkës së futbollit evropian për klube. Së bashku me të do të jenë po ashtu edhe bashkatdhetarët e tij, Pavel Sokol-nicki dhe Tomas List-kieviz si asistentë. Gjyqtar i katërt do të jetë Istvan Kovcs, ku në Var do të jenë polakët Tomaz Kviatovski e Bartosh Frakankovskim bashkë me gjermanin Marko Fritz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit