Home Aktualitet ”Një rr...

”Një rrugë e dy punë”, analisti Preç Zogaj: Ardhja e sekretarit Blinken i bën mirë Shqipërisë

227
0

Analisti Preç Zogaj, thotë se vizita dhe ardhja e sekretarit Blinken i bën mirë Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s dhe e kombinuar me konferencën e sigurisë që do të mbahet në Mynih.

“Shqipëria është vend aleat dhe besnik i NATO. Që kur ka nisur në rrugën e integrimit në NATO dhe BE ka për definicion një rol në stabilitetin e Ballkanit. Është vend që nuk ka konflikte vetë, është cështja e Kosovës por është ndërkombëtare.

Ka marrë pozitën e një vendi që ndikon për stabilitetin në rajon, që janë çështje të rëndësishme për politikën amerikane në rajon. Mendoj se kjo ishte një vizitë e ndryshme nga vizitat e mëparshme të Sekretarëve të Shtetit në Shqipëri. Ishte e shkurtër, kishte miksim, edhe për të festuar diçka. Për të dëshmuar se jemi bashkë, ne jemi me ju dhe ju jeni me ne. Mendoj se ishte e kombinuar me konferencën që mbahet në Mynih.

Sekretari ka shumë punë, por ia vlente që të harxhonte shtatë orë edhe në Shqipëri. Siç e thashë, një rrugë e dy punë. Agjenda ishte disi spontane, ndryshe nga vizitat e mëparshme që kanë qenë të shpallura me kohë. Edhe vetë ambasada nuk ka qenë e sigurtë do të vijë apo jo. Është vendosur në ardhje e sipër dhe Shqipërisë kjo i bën mirë”-tha Zogaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit