Home Aktualitet Njohja e pens...

Njohja e pensioneve nga Shqipëria dhe Italia, Rama: Do përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë

1176
0

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu thekson se pas përfundimit të procesit teknik do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”.

Delegacioni do të kryejë një vizitë në Tiranë për të negociuar me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy vendet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit