Home Bota OKB flet për ...

OKB flet për krime lufte, Izraeli: Hamas ka humbur kontrollin

46
0

Luftëtarët e Hamasit përdorin tunelet për ti zënë pritë forcave izraelite. Ushtria e Telavivit e cila ka depërtuar në zemër të Gazës pretendon se Hamas e ka humbur kontrollin në veriun e enkavës, por sipas burimeve tanket e saj, po përballen me rezistencë të ashpër nga militantët që shfrytëzojnë tunelet nëntokësore për të sulmuar në befasi.

Izraeli pretendon se ka marrë kontrollin e një qendre të Hamasit në xhabalia, disa orë pas raportimit për bombardimin e një godine banimi në zonë. Sipas ushtrisë, 50 mijë palestinezë u shpërngulën nga qyteti i Gazës drejt jugut, pas thirrjeve për evakuime.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënoi Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore por tha gjithashtu se numri i madh i qytetarëve të vrarë në gaza tregonte se diçka ishte qartazi e gabuar me operacionet ushtarake të izraelit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit