Home Aktualitet Opozita bullg...

Opozita bullgare: Nëse qeveria vendos heqjen e vetos për Shkupin, jemi pro

182
0

Opozita bullgare mbështet Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht edhe Shqipërisë, kjo për të zhbllokuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Lideri i opozitës, Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim. Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej.

Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën.

Bullgaria nuk e bllokoi Maqedoninë. Ne mendojmë se nuk është e mundur të futen probleme në BE, kështu që thjesht e ngadalësuam Shkupin dhe Tiranën. Për Bullgarinë do të jetë më mirë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e BE-së”,-tha Borisov.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit