Home Rajoni Osmani kundër...

Osmani kundër statutit për asociacionin të ekipit menaxhues: Kosova duhet të ketë draftin e saj

32
0

“Republika e Kosovës të ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtu-quajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiçit të bëhet bazë e negociatave”,-thotë presidentja Vjosa Osmani.

Reagimi i saj vjen ndaj draft-statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përpiluar nga ekipi menaxhues.

Ajo përmendi tre shtylla kryesore që duhet të merren për bazë si respektimi i kushtetutës, vendimit të gjykatës kushtetuese të vitit 2015, gjithashtu edhe i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Osmani foli edhe për marrëveshjen për të pagjeturit duke shprehur shqetësimet e saj se Serbia mund të mos e zbatojë atë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit