Home Aktualitet Parlamenti i ...

Parlamenti i keqpërdorur, u shkri sapo votoi shkarkimin e Presidentit

26
0

Nga Herion Mesi-

Parlamenti i vjetër votoi me 104 vota për shkarkimin e Presidentit Meta. Një parlament njëpartiak dhe i urdhëruar nga pushteti votoi në rrjesht, siç ia kërkoi partia në pushtet. Parlamenti nuk mund të krijojë komisione hetimore parlamentare në katër muajt e fundit të jetës së tij, aq me tepër kur populli ka votuar me 25 prill një parlament të ri. Si rregull ky parlament e ka mbaruar misionin e tij, që me 25 prill. Duhej që votimi të bëhej nga parlamenti i ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit, por siç duket nuk priste koha në Rilindje sepse nuk kishin votat. Me 93 vota në parlament mund të shkarkohet Presidenti, gjë që nuk e arrinte dot PS-ja, në shtator. Por tani jemi para faktit të kryer, 104 vota shkuan për shkarkim. Tashmë do të jetë gjykata kushtetuese e cila duhet të vendosë. Ajo sot ka 7 anëtarë, nga ku për ta shkarkuar duhen minimumi 5 veta. Nëse del fjala vjen 4 me 3, siç janë parashikimet e analistëve, Presidenti nuk shkarkohet.

Por lindin disa pikëpyetje. Brenda 5 ditëve nga sot, parlamenti duhet ta çojë në Kushtetuese vendimin e Kuvendit të sotëm. Nga ai moment Gjykata Kushtetuese mund të nxitojë ta shqyrtojë me nxitim. Por nxitimi që të mblidhet gjykata kushtetuese brenda muajit qershor apo korrik sjellë dy aludime; i pari dhe më i mundshmi që vota në këtë gjykatë ndahen 4 me 3, çka nuk shkarkohet. Varianti i dytë, sipas disa analistëve të tjerë, tregon se pushteti pra Edi Rama dhe disa të huaj do bëjnë presion mbi kushtetuesen në forma “moderne” që ta shkarkojnë dhe ti hapet udha një presidenti të ri në shtator duke bërë pazar me PD.

Kështu, sipas tyre, nxitimi që të futet në qershor apo korrik në seancë gjykimi do krijojë gjithsesi me shumë mundësi se Presidenti mbetet në detyrë, pra humbet parlamenti dhe pushteti. Nëse shkon përtej shtatorit, kjo lidhet me pasigurinë e tre votave në kushtetuese, e ndaj PS dhe pushteti duan ta zgjasin procedurën, pasi synojnë që të zgjedhin edhe 2 anëtarë të tjerë në kushtetuese, mëqënëse numri 9 akoma nuk është plotësuar në këtë gjykatë.

Dy prej konstitucionalistëve me të njohur shqiptar, Sokol Hazizaj dhe Aurela Anastasi shprehen për Zëri Amerikës se kjo do shkojë në kushtetuese e cila është hera e parë që ndeshen me një praktikë të tillë dhe se do shikojnë në radhë të parë se si janë zbatuar nga Kuvendit procedurat ligjore dhe kushtetuese e më pas shkarkimin.

“Mundet që çështja të kërkojë kohë për nga shqyrtimi dhe kjo kohë mund të rritet mjaft nëse Gjykata Kushtetuese shfrytëzon mundësinë që i njeh ky ligj për të kërkuar një opinion të ri nga Komisioni i Venecias. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ndjekë afatet e zakonshme, kjo çështje do të zgjaste me muaj. Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste ndonjë afat të posaçëm, që është përcaktuar për gjyime të tjera të posaçme të parashikuara në ligjin organik të saj, atëherë kjo çështje mund të përfundonte edhe brenda 30 ditëve” – tha zonja Aurela Anastasi.

Kurse Sokol Hazizaj theksoi se Nëse do të nxjerrësh një vendim politik, nesër do të vijë një vendim që cënon të drejtën, që mund të cënojë edhe të drejtën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është çështje e karakterit personal, por është çështje e karakterit të përgjithshëm. Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë mirë fajin si qytetari Ilir Meta, apo fajin si konsumim i një vepre apo një veprimtarie si President i Republikës.

Ligji organik për Gjykatën Kushtetuese parashikon në disa nene gjykime të tilla të posaçme, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Me shumicën e votave të anëtarëve të saj GJK vendos për ta kaluar çështjen e posaçme në seancë plenare, e cila duhet të jetë publike” – tha Hazizaj.

Gjithsesi ky parlamenti e bëri shërbimin e fundit ndaj Rilindjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit