Home Aktualitet Parodisti i V...

Parodisti i Vlorës pa pension special/ Ish-deputeti: Jepini Manes shpërblimin financiar që meriton

9
0

Parodisti i Vlorës, Mane Lumani, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në fyt, nuk flet më që prej viti 2004 dhe merr një psension prej 28 mije lekësh në muaj.

Kjo ka shtyrë ish-deputetin e Vlorës Arben Malaj të bëjë një thirrje për autoritetet që u kërkon ti jepet një pension i  posaçëm aktorit të madh të humorit vlonjat Mane Lumani.

Sikurse evidenton Malaj, ai jeton sot me 28 mijë lekë pension në muaj. Por kjo është shumë pak për kontributin që ai vetë ka dhënë ndër vite në skenat shqiptare.

Malaj nëpërmjet postimit, i bën thirrje autoriteteve t’i japin parodistit shpërblimin  financiar që meriton.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

“Një miqësi me parodistët e Vlorës që veç është rritur, pasuruar dhe ruajtur me dashuri e respekt reciprok.

Mane një mik i veçantë më shprehu një shqetësim që me gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm, me aq shumë fleta lavdërimi dhe tituj nderi merr tani vetëm 28.000 lekë pension në muaj.

Nuk dua të abuzoj por qeveritë kanë një fond të veçantë që akordon një shpërblim mujor për personalitetet e historisë, kulturës dhe sportit.

Gjatë viteve 1997-2005 ky fond u akordohej çdo vit deri 15 personaliteteve dhe shpërblimi ishte 15.000 lekë/muaj.

Besoj se kjo politikë vlerësuese dhe shpërblyese ekziston, numri duhet të rritej dhe masa e shpërblimit duhet të rritej sipas rritjes dhe pensioneve mesatare.

Nqs PO, jepini Manes shpërblimin edhe financiar që meriton.

Jepjani tani që është gjallë, dhe mos prisni të përloteni plot hipokrizi në një kohë të dytë, që nga zemra uroj të jetë sa më e largët për parodistët tanë të dashur, dhe jo vetëm për ata.

Përqafime i dashur Mane!!!!”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit