Home Sporti Partizani “ng...

Partizani “ngec” dhe ndaj Skënderbeut, tjetër gafë qesharake në mbrojtje (VIDEO)

148
0

Partizani ngec edhe në Korçë. Pas humbjes ndaj Teutës, skuadra e Ilir Dajës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut.

Të Kuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 56-të falë një penallti të akorduar me VAR dhe të kthyer në gol nga Stenior Junior. Lojtarët e Partizanit u “dehën” nga goli, pasi pas disa sekondash Damcevski dhe Hoxha ngatërrohen me njëri tjetrin duke i dhënë mundësinë Elvi Berishës që ta dërgojë topin në rrjetë.

Të dyja skuadrat marrin pikën e parë në sezonin e ri, me korçarët që dalin më të kënaqur nga fusha e lojës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit