Home Aktualitet “Pas çd...

“Pas çdo sulmi të Berishës ndaj Ramës, një nga familja e Saliut merr leje ndërtimi në kulla e resorte!”

52
0

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

REAGIMI I PLOTË I ROLAND BEJKOS:

Pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.

Që ta kuptojmë mirë të gjithë; sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës” aq më e madhe është leja e radhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij.

Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.

Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i nongratës nuk është halli i shqiptarëve dhe as i demokratëve.

Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses.

Aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukës. Ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëzojnë gjithë Shqipërinë.

Rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit janë ndarë njëherë e mirë.

PD është çdo ditë mes qytetarëve, ku në bashkëpunim të ngushtë me ta dhe me partnerët strategjikë, do t’i japë vendit alternativën qeverisëse që presin dhe duan shumica e shqiptarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit