Home POLITIKE PD: Standardi...

PD: Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën. Të tërhiqet sot!

7
0

Prit që Kuvendi, sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature, të zgjedhë kryetarin e ri të AMA-s. Lidhur me këtë çështje ka reaguar delegacioni i BE në Tiranë, dhe kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA-s në shtator me Parlamentin e ri, që doli nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike, përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi.

Në reagimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan: 

Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.

Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.
Është koha që sot të tërhiqet!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit