Home KRYESORE Pëlqimet në F...

Pëlqimet në Facebook, eksperti: Basha 36.7% dhe Berisha 63.7%. Ja si do mblidhet Kuvendi i PD

835
0

Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini tha se nga 10 mijë përdorues të Facebook,  36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë./Opinion.al/

Ndërkohë në një televizion tjetër ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një lidhje telefonike në Çim Peka Live, shpjegoi sesi mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ristani tregoi se ka dy mënyra për ta mbledhur Kuvendin, kurse shtoi se  Kuvendi ka kompetenca të mëdha, aq sa të çvlerësojë e të vendosë rregulla të reja.

“Ajo që duhet pasur parasysh është që Kuvendi Kombëtar i PD-së është organi më i lartë vendimmarrës. Vendimmarrja në PD është vetëm kolegjiale. Asnjë organ mono-kratik nuk ka të drejtë që të marrë vendime. Kuvendi ka dy mënyra për t’u mbledhur. Njëra është nëpërmjet staturës që përcakton statuti, kur e thërret Kryesia apo Këshilli Kombëtar por ka mënyrë edhe vetëmbledhjen. Ajo që po tentohet është thirrja e Kuvendit ku kërkohet vetëmbledhje, e ku kërkohet një e katërta e përbërjes së Kuvendit. Kur një e katërta e kërkon dhe Kuvendi mblidhet, s’mund të pengohet mbledhja e Kuvendit.

Kuvendi kur mblidhet ka kompetencë të bëjë çdo vendimmarrje, që i duket e arsyeshme dhe që i vlen organizatës, pra partisë për ecurinë e saj më tej. Nuk ka teknikalitet, që të pengojë mbledhjen e Kuvendit, kur kërkohet. Nëse e kërkon një e katërta, mbledhja duhet bërë. Nuk ka nevojë për miratim, nëse e kërkon një e katërta, nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit. Kuvendi mblidhet dhe merr vendimin e vet. Kuvendi ka kompetenca deri të shkrij fare partinë. E thashë jo se do ndodhë, por për ta thënë gamën e gjerë të kompetencave që ka Kuvendi. Pra, mund të çvlerësojë rregulla më herët dhe të vendosë rregulla të reja”, u shpreh Ristani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit