Home KRYESORE Përgëzime Gjy...

Përgëzime Gjykatës së Lartë!

1505
0

Nga Nilda Halili-

Tash sa muaj po zien publikimi i listës së patronazhistëve nga media lapsi, portal serioz, që botoi makinerinë e PS-së për të ndikuar apo blerë votat e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Çështja shkoi në SPAK ndaj medias në fjalë. U bënë presione, por Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, dy gazetarë me eksperiencë, nuk u stepën përballë SPAK-ut dhe lukunisë së pushtetit.

Këto ditë plasi skandali tjetër me publikimin e rrogave, kartave ID dhe targave të makinave dhe kush i ka në pronësi, etj.

Ndërkohë që SPAK-u priste të sekuestronte serverat e medias në fjalë, dosja shkoi në gjykatën e lartë të Shqipërisë. Për këtë reagoi edhe gjykata e Strasburgut, gjithsesi.

Por gjyqtarët e gjykatës së lartë të Shqipërisë, pavarësisht presionëve apo joshjes nga segmente të pushtetit që të jepte vendim kundër medias, vendosi ti jap të drejtë gazetarëve, portalit.

E kjo është një garanci e madhe se më në fund kemi një gjykatë të lartë profesionale dhe kurajoze.

Nëse gjyqtarët e kësaj gjykate do të lejonin SPAK-un të shkonte te zyrat e medias dhe të merrte serverat, atëhere pas këtij vendimi dhe kësaj dite askush nga gazetarët e Shqipërisë nuk do të guxonte të publikonte fakte apo dokumenta kur shkelet ligji nga pushteti.

Ndaj ka nevojë qoftë edhe më një fjalë të thjeshtë për këtë gjykatë: Përgëzime!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit