Home Bota Përmbytjet në...

Përmbytjet në Turqi, Erdogan shpall katastrofën natyrore

6
0

Pas zjarreve dhe përmbytjeve në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shpallur katastrofën natyrore në rajonet e përmbytura në veri të vendit, në një kohë kur bilanci i viktimave të vërshimit të ujërave u ngjit në 27 persona.

“Sikurse e kam thënë më parë për rajonet e tjera, ne po e shpallim edhe Kastamonun, Bartinin dhe Sinopin rajone të prekura nga katastrofa”.

Rrymat e forta të ujërave morën me vete makina dhe grumbulluan mbeturina përgjatë rrugëtimit të tyre, ndërsa shkatërruan ura, akse rrugore dhe dëmtuan sistemet e energjisë elektrike të qindra fshatrave.

Nga 27 viktimat e regjistruara, 25 humbën jetën në rajonin Kastamonu, ndërsa 2 të tjerët në atë të Sinopit, saktësoi Drejtoria vendase për Menaxhimin e Emergjencave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit