Home KRYESORE Petrit Vasili...

Petrit Vasili: 138 ditë nga denoncimi i Inceneratorëve, SPAK fle me regji

8
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se janë bërë 138 ditë nga denoncimi i Inceneratorëve, por SPAK fle me regji.

Vasili rikujton se më 3 mars 2021 Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK denoncimin për aferën 400 milionëshe të Inceneratorëve shoqëruar me qindra dokumente, që provonin vjedhjen më të madhe shtetërore mafioze që ishte provuar me dokumente, por SPAK nuk ka lëvizur as gishtin.

“Denoncimi i Inceneratorëve dhe mosveprimi i SPAK është akuza më e rëndë për të, por edhe prova më e qarte e veprimit sipas Regjisë së rilindjes për të ruajtur paprekshmërinë e saj. Ky është krim ndaj shqiptarëve, por të jenë të sigurtë që Populli sheh, dëgjon dhe nuk harron kurrë”, shkruan Vasili në profilin e tij.

Postimi i plotë  i Petrit Vasilit:

138 ditë nga denoncimi i Inceneratorëve, SPAK fle me regji!!
Në 3 mars 2021 Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK denoncimin për aferën 400 milionëshe të Inceneratorëve shoqëruar me qindra dokumente, që provonin vjedhjen më të madhe shtetërore mafioze që ishte provuar me dokumente.
Megjithëse kanë kaluar 138 ditë ose më shumë se katër muaj e gjysëm asgjë nuk ka ndodhur dhe SPAK nuk ka lëvizur as gishtin.
Për shkak se SPAK fle gjumë sipas regjisë rilindase, protagonistët e aferës së inceneratorëve në vend që të ishin përpara drejtësisë u zgjodhën edhe deputetë në 25 prill.
Kush duatroket estradat shëtitëse të SPAK nga Lushnja në Pogradec dhe vetëshërbimin rilindas të Fierit është thjesht një ushtar i blerë i rilindjes dhe asgjë më shumë.
Denoncimi i Inceneratorëve dhe mosveprimi i SPAK është akuza më e rëndë për të, por edhe prova më e qarte e veprimit sipas Regjisë së rilindjes për të ruajtur paprekshmërinë e saj.
Ky është krim ndaj shqiptarëve, por të jenë të sigurtë që Populli sheh, dëgjon dhe nuk harron kurrë!!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit