Home KRYESORE Petrit Vasili...

Petrit Vasili: Porti i Durrësit, fakti i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama

2
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se është plotësisht dakord me qendrimin shumë të fortë të SHBA kundër përdorimit të parajsave fiskale, që po shkatërrojnë Shqipërinë. Si shembull, Vasili sjell në vëmendje portin e Durrësit, për të cilin thotë se është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.

Sot u publikuan fakte të reja sa i takon kompanisë që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit. Kompania vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Kompani guackë për portin e Durrësit, ndërsa SHBA është kundër parajsave fiskale!
Bashkohem plotësisht me qendrimin shumë të fortë të SHBA kundër përdorimit të parajsave fiskale, që po shkatërrojnë Shqipërinë duke depërtuar si një kancer që nga bankat edeti në investimet strategjike.
Porti i Durrësit është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak ditë më parë se: “ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike – në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit