Home Sporti Boterori i Katarit PIKANTE/ Kame...

PIKANTE/ Kamerat kapin dialogun mes Scalonit dhe Messit: Polakët nuk duan më shumë gola … (VIDEO)

1466
0

Polonia mori një kualifikim me shumë fat dje në Kupën e Botës, vetëm falë golaverazhit më të mirë se Meksika. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se skuadra argjentinase nuk ka luajtur me shumë ndershmëri dhe këtë e tregon një dialog mes Messit dhe Scalonit.

Megjithatë, situata e grupit qëndroi në dyshim deri në sekondën e fundit, pasi Polonia dhe Meksika u gjendën të barabarta, si në pikë, ashtu edhe në golaverazh, por polakët kalonin vetëm për shkak të “Fair Play”.

Gjatë ndeshjes, kamerat fokusuan një dialog mes Leo Messit dhe trajnerit amerikano-jugor, Scaloni. Ylli argjentinas iu afrua pankinës për t’i bërë trajnerit të tij një sërë pyetjesh.

Messi ka pyetur për rezultatin: “2-0, 2-0”, duke iu referuar rezultatit provizor të Meksikës, për të larguar dyshimet e një Messi të hutuar për situatën në grup.

Në atë moment, Scaloni vazhdoi: “Ata nuk duan më shumë gola, nuk duan më shumë gola. Nëse ne shënojmë një gol më shumë, ata eliminohen”.

Fjalë që duket se janë referencë për situatën e polakëve, të cilët në atë moment, me një tjetër gol të pësuar, do ta kishin përkeqësuar golaverazhin, duke pësuar parakalimin e Meksikës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit