Home Sporti Pioli: Të gje...

Pioli: Të gjejmë shkëndijën e duhur në metrat e fundit për t’u bërë fitues!

44
0

Milani nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, teksa vjen pas dy barazimeve pa gola. Kuqezinjtë po shfaqin probleme në finalizimin e aksioneve, teksa këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri Pioli. Në prag të sfidës ndaj Genoas, strategu kërkoi më shumë qetësi nga lojtarët e tij.

“U kthyem të jemi konkurrues, por duhet të bëjmë edhe hapin e fundit për tu bërë fitues. Skuadra është e përqendruar dhe e motivuar, por duhet të gjejmë shkëndijën e duhur në metrat e fundit.

Ne luajmë për fitore dhe kur nuk ia arrijmë mbetet zhgënjimi, por duhet të transformohet në përqendrim dhe vendosmëri. Duhet të punojmë për gjerat që nuk shkojnë dhe kam parë një grup të motivuar që e di që duhet të bëjë më mirë.

Tifozët janë arma jonë shtesë, duhet të përfitojmë që të bëjmë mirë deri në fund të kampionatit. Nuk është momenti për të bërë bilance, sepse vlerësimi do të ndryshojë kur të mbyllet kampionati. Për momentin është e kotë, ne duhet të qëndrojmë në garën për titull deri në javën e fundit të kampionatit.

Ne po luajmë mirë, por gjykohen vetëm rezultatet. Nuk mund ta shoh gotën gjysmë bosh tani. Duam të mundim Genoan, sepse i kemi cilësitë për ta bërë. Më pas në fund do të bëhen llogaritë. Nuk i shoh me shumë vëmendje skuadrat e tjera rivale në garën për titull”, deklaroi Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit