Home Aktualitet ”Plas&#...

”Plas” në Forumin e Prespës/ Ambasadorja serbe kundër ministres së Kosovës: Nuk ka njohje

10
0

Edhe në ”Forumin e Prespës” mbajtur në Maqedoninë e Veriut, u shënua ”përplasja” e radhës mes Kosovës dhe Serbisë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë, dhe se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve.

Pas kësaj deklarate replikoi nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, e cila ishte pjesë e publikut, jo pjesë e Forumit. Ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, por ambasadorja mori fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe tha se shteti i saj nuk mendon për njohje reciproke, por lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të njohja reciproke nuk është në tavolinën e dialogut në Bruksel.

Mathew Palmer tha se Brukseli dhe i dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit