Home Sporti Pogba reagon ...

Pogba reagon ashpër ndaj “The Sun”: Gënjejnë, përdorin emrin tim për të marrë audiencë!

48
0

Paul Pogba ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tabloidit anglez “The Sun”, të cilin e ka akuzuar për shpifje, duke iu referuar artikullit që thoshte se mesfushori francez ka injoruar trajnerin Solskjaer pas ndeshjes ndaj Liverpool.

“The Sun” shkoi edhe më tej, duke shtuar se menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka ndërprerë negociatat e rinovimit me Manchester United pas episodit mes palëve, megjithatë vetë francezi i ka quajtur këto trillime.

“Media dëshiron të krijojë ende polemika me lajme tërësisht false. Gënjeshtër e madhe, për një lajm të pavërtetë, gazetarët përdorin emrin tim për të rritur audiencën e tyre, duke shpikur lajme”, shkroi Pogba.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit