Home Aktualitet Policja e Elb...

Policja e Elbasanit dhe ”harbimi” i kryeministres

374
0

Nga: Redjon Shtylla

Në një kohë që lajmet në Shqipëri ditët e fundit janë të zeza, me atentate mafioze, mediat online i janë ”qepur” nënkomisares së pezulluar të Elbasanit. Anisa Kostani, një figurë e njohur përshkak të disa daljeve televizive dhe të jetesës me një gjarpër në banesë, prej 24 orësh është kryefjalë e medias online e jo vetëm.

Çdo postim që ajo do të bëjë në rrjete sociale, do të shihet me lupë, pasi nga një postim në rrjete sociale nisën dhe lajmet për të. Fotot e saja që janë të njëjta si të një modeleje, ndoshta edhe pak provokuese, kanë ”pushtuar” rrjetet sociale dhe kudo po shkruhet për të nën etiketimin ”Policja Seksi”. Ndaj saj ka nisur një aksion lajmesh kundërshtuese, dhe qëndrime edhe të politikës që e gjykojnë. Komentuesit e kanë ngacmuar për fotot që publikon, dhe i shkruajnë që të tregojë nëse “me rrogë policie e mbulon këtë luks”. Ndërkohë një tjetër komentues i shkruan: “vendi jot është të shkosh në Dubai të hash m**in e sheikëve”.

Po ashtu një lajm i pazakontë që kemi hasur, është edhe kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin dhe jeta e natës që mesa duket i pëlqen shumë. Edhe pse nuk ka shumë lidhje me Shqipërinë, parimi për shikueshmëri vlen për çdo lajm që sjell klikime, paçka vendodhjes.

Ajo thotë se ka kryer testin e drogës, pas publikimit të videos së festës së saj të shfrenuar mes miqsh dhe personazhesh të tjerë publikë. Në video dukej politikania 36-vjeçare që kërcente dhe këndonte në një festë private. Skenat u kritikuan ashpër dhe disa politikanë të tjerë në Finlandë thanë se ajo duhet të testohej për përdorim të lëndëve narkotike.

Një njeri me pasione të paragjykueshme dhe të gjykueshme moralisht, mund të mbajë pozicione të rëndësishme publike? Në një konferencë për mediat, Marin tha se e kishte kryer sot testin dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve ”Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.

Askush atje nuk gjykon njeri jetën e kryeministres, e cila përpos postit shumë të lartë ka pasione, dëshira dhe një jetë për ta bërë. Në krahasim me politikanët tanë që ikin jashtë vendit për tu harbuar, Sanna Marin e bën në vendin e saj.

Lajmi që duhet të bëhet është se Anisa Kostani nuk nisi sot punë në Policinë e Shtetit, apo pse foli dhe mbrojti kolegët e saj, u pezullua nga puna përshkak të gjuhës ofenduese? Gazetarët duhen mbrojtur, por jo këta të fundit të shesin lajme me fotot e Kostanit. Atje në Finlandë askush nuk kërkon ”kokën”, pra dorëheqjen e saj, kurse në vendin tonë, ka nisur një lum me një gjuhë degraduese dhe seksiste (portalet e tejmbushura me fotot në plazh të Kostanit).

Kostani dhe Marin, janë dy ”gocat” që kanë trazuar median online në Shqipëri. Njëra për party-n ku u shfaq duke pirë dhe kërcyer, po Kostani për çfarë më shumë?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit