Deputetët e vjetër të PS, si Musa Ulqini e të tjerë, do të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit

Burime të besueshme tregojnë se deputetët e vjetër në PS, të cilët kanë punuar dikur krah Ilir Metës kur ishte kryeministër dhe në PS, si Musa Ulqini, etj do të votojnë kundër shkarkimit të Ilir Metës si president Republie. Kjo do të ndodhë se votimi është me kuti, pra dhomë të fshehtë, e jo në mënyrë elektronike.

Një lloj hakmarrje edhe ndaj kryeministrit Rama që nuk i futi në lista për deputetë, por edhe si një detyrim ndaj së vertetës, pasi nuk ka shkelje kushtetuese në këtë kërkesë shkarkimi.

Nuk do jenë pakët deputetët nga PS që do votojnë kundër në dhomën e fshehtë, por duket se votat e deputetëve të gjoja “opozitës” parlamentare mund të rrezikojmë në krijimin e numrit 94 deputetë.

SHKARKO APP