Kolegji Zgjedhor shqyrton sot padinë e PD-LSI për qarkun e Beratit

Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë sot padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Ndërkohë, Kolegji ka rrëzuar të gjitha pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.

Në 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.

SHKARKO APP