Kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj: Nuk ka asnjë përgjim ndaj ONM!

Ka folur mbrëmë numri një i prokurorisë së Tiranës. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj ka mohuar të ketë përgjuar përfaqësuesin e ONM Hans Kijlstra, sikurse u akuzua nga kolegu i tij Theo Jacobs, gjatë procesit të vetingut ndaj saj.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” Imeraj tha se është e gatshme të hetohet mbi gjithçka, bazuar në prova dhe fakte konkrete.

“Nëse pretendohet një përgjim i realizur dhe i adresohet një personi të tillë që ka detyrën e drejtuesit të prokurorisë: Nëse është bërë në bazë të veprimtarisë profesionale quhet shpërdorim detyre dhe nëse është bërë në kuadër të veprimtarisë private quhet cënim i privatësisë. Jam gati të hetohem mbi çdo gjë, bazuar në fakte e prova konkrete, por jo mbi letra të sajuara”, u shpreh Imeraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?