Ministri Balla: Jemi në rrugë të mbarë për të prerë fijet brenda Policisë që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të hënë një takim me strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcën, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Përgjatë sezonit veror në vijën bregdetare janë shtuar kontrollet dhe patrullimet për të garantuar siguri të shtuar, për mijëra turistë e pushues.

Ministri Balla ka përgëzuar të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit që janë të angazhuara drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, gjatë një takimi që zhvilloi sot me strukturat e Policisë Kufitare dhe ato të Delta Forcë, në Vlorë e Sarandë. Ai u shpreh se deri tani nuk kemi pasur incidente si në të shkuarën dhe se ky rol parandalues duhet të vijojë me të njëjtin intensitet.

Balla vlerësoi me këtë rast rezultat e njësive të posaçme të Policisë së Shtetit, qoftë në ndihmën e dhënë për shtetasit e turistët që ndodheshin në situata problematike, ashtu edhe me numrin e mjeteve detare të sekuestruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ministri Balla solli në vëmendje edhe Kodin e Etikës dhe rrezikun që vjen nga rrjedhja e informacionit nga punonjës policie, drejt elementëve kriminalë. Ai u shpreh se sot është një ditë, kur 20 vite më parë humbi jetën në krye të detyrës komisar Gani Malushi, e po ashtu, 14 vite më parë, humbën jetën 4 oficerë policie në një operacion për kapjen e një personi shumë të kërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej gjatë fjalës së tij Ministri foli edhe për vëmendjen e vazhdueshme që ka qeveria dhe kryeministri Rama, në aspektin e përmirësimit të kushteve të punës dhe sidomos rritjes së pagës për nivelin bazë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?