Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Balla në gjimnazin e Rrëshenit: Duam bashkëpunim, mos bini pre e atyre që shesin drogëra

Politikë E premte, 6 Tetor 2023 15:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Mirditë Albert Melyshi zhvilluan sot një takim në gjimnazin e Rrëshenit, ku panë nga afër masat dhe diskutuan mbi Paketën e Sigurisë në Shkolla. Ministri Balla kërkoi mbështetjen e stafit pedagogjik e veçanërisht të nxënësve për të qenë bashkë me policinë, kundër paligjshmërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mund t’ju garantoj që Policia e Shtetit do ta ndryshojë tërësisht rolin e saj në komunitet, të jeni të bindur për këtë! Bashkë me Kryetarin e bashkisë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e dhe të gjithë autoritetet e tjera, besoj që keni dëgjuar ndoshta edhe nga mësuesit, nga drejtuesit e arsimit, ne po zbatojmë në të gjithë Shqipërinë, një paketë sigurie për sa i përket perimetrit rreth shkollave. Por duam edhe bashkëpunimin tuaj, se besoj që edhe këtu në Rrëshen ekzistojnë elementë të caktuar, të cilët mundohen që t’ju tërheqin në një rrugë të gabuar. Përdorimi i lëndëve narkotike i bën dëm edhe shëndetit tuaj, edhe financave të familjes.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Apeli im, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Mirditës është që mos bini pre e këtyre që duan të bëjnë ‘biznes’ me jetën tuaj dhe financat e familjes suaj. Harxhojini ato para që ju japin prindërit në mëngjes për të blerë një kruasant, një libër, por jo për lëndë narkotike. Jam shumë i sigurt që më mirëkuptoni, sepse më shumë se ju, më mirëkuptojnë prindërit tuaj. Këtu kam fatin që Kryetarin e bashkisë e kemi ish mësues. Ne do bëjmë gjithçka që besën që na kanë dhënë prindërit tuaj për t’u kujdesur për ju, ta respektojmë çdo ditë të vitit qoftë brenda shkollës, qoftë në perimetrin e sigurisë. Unë e di që nuk i keni qejf fjalimet e gjata.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dua të falënderoj gjithë kolektivin mësimor në këtë shkollë, një shkollë me shumë emër, një shkollë që ka prodhuar për shumë vite, shumë intelektualë, që kanë një kontribut të shquar jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Ka plot djem e vajza, burra e gra që kanë studiuar në gjimnazin e Rrëshenit dhe sot e nderojnë Shqipërinë kudo që janë edhe prej këtu mendoj t’iu themi “shumë faleminderit” për emrin e mirë që i kanë dhënë Mirditës, që i kanë dhënë Rrëshenit”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi pasi falenderoi ministrin Balla për vizitën u shpreh se nuk mund të ketë rrugë tjetër veç arsimit, për të formuar brezat e rinj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se rritja e besimit tek forcat e rendit, garanton siguri të shtuar.

“Kënaqësi që ndodhem mes jush, DVP Lezhë dhe Komisariati ka marrë masat për Paketën e Sigurisë në Shkolla. Kemi prezencë të shtuar qoftë në perimetrin, por edhe në monitorim të gjithë problematikave të tjera që lidhem me cenimin e nxënësve, fenomene negative që lidhen me çështje të narkotikëve, bullizmit etj. Në analizën që kemi bërë për shkollat e Rrëshenit, ndër vite, nuk kemi patur problematika të tilla. Do të jemi bashkë. Por kërkoj besim tek Policia dhe ndarjen e çdo informacioni sado pa vlerë që e mendoni, sepse e kthejnë në vlerë për të rritur sigurinë”, apeloi Rrumbullaku. Paketa e Sigurisë në Shkolla e prezantuar para nisjes së vitit të ri shkollor, përfshin masa për sigurinë publike, sigurinë rrugore dhe atë urbane.

Etiketat e lidhura

Taulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.