Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taulant Balla: Publiku, partneri kryesor i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve

Politikë E shtunë, 26 Gusht 2023 16:30
Taulant Balla: Publiku, partneri kryesor i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se publiku është partneri i pazëvendësueshëm i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fjalën e tij gjatë takimit me zëdhënëset e policisë në 12 qarqet e vendit, ministri Balla theksoi se sfida më e madhe është ngritja në një nivel tjetër të bashkëpunimit dhe komunikimit të publikut me Policinë e Shtetit, si dhe ka nënvizuar se për çdo ngjarje komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm për të bërë një transparencë të plotë për çdo çështje.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Prej disa javësh tashmë, Policia e Shtetit në çdo ngjarje apo incident, është e para që bën reagimin dhe që jep informacionin e parë paraprak, të bazuar tërësisht në procedura duke ruajtur dhe sekretin hetimor, që është element tepër i rëndësishëm. Kjo praktikë do të vazhdojë të konsolidohet, ku jo vetëm ju që jeni persona përgjegjës për këtë pjesë të komunikimit publik, por më shumë se kaq, Drejtuesit e Policisë në qarqe, duhet të kuptojnë që ne do të kemi një komunikim të menjëhershëm për çdo ngjarje, për të bërë një transparencë të plotë për çdo çështje dhe për të mos lënë asnjë hapësirë për keqinterpretime dhe për dezinformim të publikut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri Balla gjithashtu ka theksuar se çdo e ankesë e ardhur nga qytetarët duhet të jetë prioritet, pasi ndjekja e çdo ankese që vjen prej tyre rrit besimin ndaj Policisë së Shtetit.

Balla gjithashtu ka vënë në dukje betejën ndaj dezinformimit ku ka kërkuar që të jetë institucioni i Policisë së Shtetit ai që duhet të japë informacionin i pari, duke mos lënë kështu shkas për keqinterpretime.

“Opinioni publik sot merr informacion nga shumë kanale, rrjete sociale, mediat online, edhe për ngjarje që është detyra jonë që të bëjmë ne informimin të parët, sepse jemi ne ata që japim informacion. Besoj që ju e dini se beteja më e madhe që ka sot demokracia dhe shoqëria, është beteja me dezinformimin, dhe ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që partneritetin tonë me qytetarët, të cilët janë partneri ynë më i rëndësishëm, mos e harroni kurrë, Policia e Shtetit ka si partnerë të vetin më të rëndësishëm qytetarët, të cilët duhet t’i falënderojmë sa herë që na marin në telefon, sepse një ankesë e një qytetari, është baza mbi të cilën mund të shkojmë për të hetuar dhe pastaj për të vënë para drejtësisë, një keqbërës. Sa më shumë besim që t’ju japim ne qytetarëve, sa më shumë të ndjekim ne çdo ankesë që vjen nga qytetarët, aq më shumë do rritet besimi i qytetarëve te ne. Dhe mos e harroni kurrë që dështimet më të mëdha që në mund të kemi pasur në punë si Polici Shteti, është kur ne nuk e kemi peshuar sa duhet ankesën që ka ardhur nga qytetarët. Dhe populli ka një shprehje shumë të bukur që “Ferra e vogël e fsheh lepurin e madh”, kështu që dhe një ankesë që mund të duket pa shumë rëndësi, nëse ajo ndiqet me seriozitet dhe i shkohet deri në fund, mund të nxjerrim rezultate. Dhe këtu pastaj pjesa që lidhet me dezinformimin, opinioni publik sot merr informacion nga shumë kanale, rrjete sociale, mediat online, edhe për ngjarje që është detyra jonë që të bëjmë ne informimin të parët, sepse jemi ne ata që japim informacion. Unë konstatoj që Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë vonesë në këtë sfidë, por duhet ta rrisim dhe të zvogëlojmë kohën e komunikimit me publikun, në kuptimin e distancës mes momentit që ndodh një ngjarje dhe kohës që ne informojmë publikun”.

Balla konstaton se numri i qytetarëve që dërgon informacion tek policia është rritur, ndaj shprehet se do të gjenden edhe instrumente të tjera në mënyrë që të përmirësohet edhe marrja e ankesave nga qytetarët duke ruajtur anonimatin e gjithsecilit.

“Dua të vlerësoj faktin që gjatë këtyre 6 javëve që unë kam përgjegjësinë të jem tashmë në krye të Ministrisë së Brendshme, konstatoj me vlerësim pozitiv faktin që është rritur numri i qytetarëve që sjellin tek ne informacion. Ne do ta përmirësojmë tërësisht, mënyrën e marrjes së ankesave nga qytetarët. Komisariati digjital ka qenë dhe mbetet një instrument, por ne duhet të rrisim mënyrat e tjera të mbedhjes së të dhënave apo ankesave nga qytetarët, duke rritur më së shumti, ruajtjen e anonimatit të denoncuesit. Duhet ta përmirësojmë këtë. Pra një prej shqetësimeve që unë kam marrë dhe marr çdo ditë nga qytetarët, është pikërisht dëshira e tyre dhe kërkesa e tyre që t’i ruhet anonimati, dhe ne këtë duhet ta përmirësojmë, dhe duhet të gjejmë të gjithë instrumentat digjital tashmë të një bote ku edhe Policia e Shtetit duhet të fillojë që të përdori inteligjencën artificiale edhe në ngritjen e nivelit të ruajtjes së sekretit të personit që bën denoncimin, duke e bërë shumë të qartë që një ankesë që vjen nga një qytetar, vjen tek Policia e Shtetit aty ku është një robot kompjuterik i cili nuk ësht një as i njohur i yti as i drejtorit, as i kujdo, por është një instrument digjital i cili ruan dhe përpunon dhe ruan menjëherë ankesat”.

Balla i ka bërë thirrje çdo drejtorie policie të çdo qarku, që çdo ankesë e çdo qytetari duhet të ndiqet si dhe falenderon këdo që ka denoncuar çështje që lidhen me fenomene si luftëa kundër kultivimit të kanabisit, shpërndarjes së lëndëve narkotike apo të armëmbajtjes pa leje.

“Ne nuk duhet të kemi asnjë ankesë që nuk ndiqet. Sa kohë që Kryeministri i këtij vendi, është personi më i rregullt që njoh unë, që nuk lë asnjë ankesë të asnjë qytetari pa ndjekur. Unë, Ministri i Brendshëm, gjithashtu mundohem që të jem në të njëjtin nivel dhe besoj që nga Drejtori i Përgjithshëm, tek Drejtorët e Qarqeve, janë dëshmitarë të faktit që çdo ankesë që vjen në telefonin tim transferohet për t’u ndjekur dhe për t’ju dhënë përgjigje çdo qytetari, përmes jush ne duhet të ngrejmë nuklat e administrimit të çdo lloj ankese. Shqipëria që duam dhe portali e-Albania, kanë qënë instrumente shumë të mira në këtë drejtim dhe janë, por ne duhet të kemi, sepse sot ankesat vijnë, hapeni faqen e Facebook-ut të Policisë së Shtetit, hyni te komentet dhe do të shikoni aty sesa shumë raste të denoncimeve ka aty. Jua thashë, në 100 mund të jetë 1 që ka të vërtetë brenda, mjafton dhe ajo, se është një përqindje e mirë për të shkuar dhe ju thashë mund të shkohet, dhe e vërteta është që kemi pasur, në ditët e fundit, qytetarë që kanë denoncuar tek Ministri i Brendshëm, tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, çështje që lidhen me fenomene që përbëjnë sot objektivin tonë kryesor të punës, në luftën kundër kultivimit të kanabisit, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe unë dua të nxis çdo qytetar e qytetare të këtij vendi që të denoncojë tek Policia e Shtetit, çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të kultivimit të lëndëve narkotike, të mbajtjes së armëve pa leje”.

Etiketat e lidhura

Taulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.