Home Aktualitet Preç Zogaj: K...

Preç Zogaj: Kemi një kryetar që nuk u bë kryetar dhe një ish-kryetar që nuk di të ikë sepse lufton të bëhet kryetar!

771
0

Sot në Ditën e Rinisë u organizua nga PD, me kryetar Lulzim Bashën, një takim me refleksione.

Ndër të tjerë foli edhe Preç Zogaj, ish-deputet dhe ish-themelues i kësaj partie, sot analist, shkrimtar dhe poet i njohur.

Zogaj kujtoi ditën e 8 dhjetorit 1990, por u fokua te kriza e brendshme e sotme e PD-së. Ai theksoi se nuk mund të mos pranojmë se kemi dy festa, dy parti të ndara, si dhe një kryetar që nuk u bë dot kryetar por dhe një ish-kryetar që don të bëhet kryetar prapë, pra që nuk di të ikë!

Me tej Preç Zogaj foli se pa hapjen e PD-së, bashkimin e saj, ndryshimin e filozofisë së drejtimit sikurse dhe pa ndihmën e SHBA, PD-ja nuk kthehet dot në pushtet.

Në sallë ishte dhe Lulzim Basha. Realisht kishte shumë pjesmarrës në tubimin e Bashës. Me sa duket akoma nuk janë provuar forcat në bazën e PD-së mes Berishës dhe Bashës!

Ndërkohë kritikat e Preç Zogajt për Bashën dhe Berishën u pritën me ovacione në sallën me të rinjtë demokratë apo me pjestarë të datës 8 dhjetor 1990.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit