Home Aktualitet Presidenca zb...

Presidenca zbardh takimin e Osmanit me Biden: Mbështetje e fuqishme për Kosovën

33
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara,

Sipas Presidencës së Kosovës, në një bashkëbisedim të ngrohtë me Biden, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja po ashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në komunikatën për media.

Osmani ka theksuar se ka marrë garanci të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. “Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit