Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta pret Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan

220
0

Sot Presidenti Meta ka pritur Michael Granoff. Pas takimit Meta shkruan:

“Prita me kënaqësi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z. Michael Granoff.
E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata.
Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital.
Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të “start-up” – eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit