Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta uron Lindita Nikollën dhe i bën thirrje opozitës: Jo bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim

721
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Lindita Nikollën për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i shtetit ka përdorur fjalë mbështetëse ndaj saj.

”Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Po ashtu Meta ka edhe një mesazh për opozitën, e cila u largua nga salla sapo kryetarja Nikolla mori fjalën. Kreu i shtetit thekson se tashmë nuk duhet të ketë më bojkot, sepse nuk ka vlerë dhe kuptim.

“Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë. Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim”.

Postimi i plotë

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare.

Në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë. Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim.

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit