Home Aktualitet Presidentja e...

Presidentja e KE mbërrin në Tiranë. Zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

283
0

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, mbërrin në Tiranë. Zhvillohet ceremonia zyrtare në Pallatin e Brigadave, ku pritet nga kryeministri Edi Rama.

Nga sot von der Leyen nis vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo e ka nisur nga Shqipëria, më pas në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnja-Hercegovina.

Pak para mbërritjes në Tiranë, presidentja e KE postoi një mesazh në Twitter, ku bëri të qartë që BE do të investojë në mënyrë strategjike për të ardhmen e përbashkët europiane.

Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.

Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne jemi duke e përgatitur atë tani.

Duke kapërcyer COVID, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.” – shkroi Von der Leyen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit