Home Rajoni Presidentja O...

Presidentja Osmani hedh akuza nga vizita në SHBA: Serbia dëshiron të nxisë luftë në Ballkan

36
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Amerikë, dhe nga atje akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë një luftë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur përpara studentëve të Universitetit Drake në Iowa, ajo shpjegoi çfarë ndodhi gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe tregoi se qëllimi I Beogradit me anë të atij agresioni, ka qenë aneksimi i veriut të Kosovës.

“Ai ishte një plan që destabilizoi të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe na ktheu në vitet ’90, të mbushura me dhunë. Fatkeqësisht, këtë dëshiron Serbia. Ajo është ende e udhëhequr nga mendësia e viteve ’90.

Ata duan të rrëmbejnë territorin nga fqinjët e tyre, duan të shkaktojnë më shumë vuajtje dhe luftë. Ne duam të mbrojmë paqen dhe stabilitetin në vendin tonë dhe më gjerë, sepse e dimë se sa vuajti populli ynë dhe sa vuajtën të gjithë të tjerët në rajon për shkak të mendësisë që ekzistonte në Serbi në vitet ’90”,-tha Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit